E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Popullit i kërkon Kushtetueses që të shfuqizojë nenin: Cënon rëndë të drejtat e njeriut dhe…
Publik News

Avokati i Popullit i kërkon Kushtetueses që të shfuqizojë nenin: Cënon rëndë të drejtat e njeriut dhe…

Avokati i Popullit i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë nenin e ligjit për Policinë e Shtetit që lidhet me kompetencat e gjurmimit të qytetarëve në rrethana të ndryshme.

Forca te policise gjate ceremonise se prezantimit te uniformave te reja per 9 mije police, te sponzorizuara nga shteti turk./r/n/r/nPolice forces at the presentation ceremony of the new uniforms for 9 thousands policeman, sponsored by the Turkish state.

 

 

Në kërkesë thuhet se ky nen bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe të drejtat e njeriut duke cenuar rëndë liritë themelore. 

Po ashtu theksohet se ky nen krijon premisa që ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që mbikëqyr e gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve kompetente.

REAGIMI I PLOTË:

AVOKATI I POPULLIT I KËRKON GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHFUQIZOJË NJË NEN TË LIGJIT PËR POLICINË E SHTETIT

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një neni të ligjit “Për Policinë e Shtetit” që lidhet me dhënien Policisë të disa kompetencave që lidhen me veprimtari infomative gjurmuese të qytetarëve në rrethana të ndryshme.

Avokati i Popullit konstatoi dhe vlerësoi se neni 8 i ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar” vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe atë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Përmbajtja dhe zbatimi i këtij neni cenon rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e krijon premisa që ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që mbikëqyr e gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve kompetente.

Gjithashtu ai cenon dhe eleminon garancitë kushtetuese dhe mjetet ligjore të mbrojtjes së individit, si kontrollin gjyqësor, kufijtë e përgjimit, mbikëqyrjes e gjurmimit dhe kohëzgjatjen e aplikimit të këtyre masave si dhe detyrimin e strukturave të Policisë së Shtetit për asgjësimin e të dhënave të mbledhura.

Për këto arsye të qenësishme Avokati i Popullit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese më 18.02.2021 me kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ, të nenit të sipërpërmendur; si dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij neni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.