Ironizon Edi Rama: Imagjinoni të keni dekan Xhelal Mziun!
Kreu i qeverisë tha se PS nuk do të hapë universitet në Peshkopi, por do të bëjë që të rinjtë e Dibrës të studiojnë në Tiranë, dhe që universitetet e kryeqytetit të integrohen me ato të huaja.
“Dëgjova që Luli kishte thënë do hapim Universitetin e Peshkopisë. A e kuptoni ju tashti? Prapë nga e para, universitet në Peshkopi, në Ulëz, në Burrel, kudo ku shkel Luli. Jo ne nuk do hapim universitet në Peshkopi, ne do bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në universitet në Tiranë. Dhe në Tiranë, sikundër kudo ku kemi universitete do të bëjmë që universitetet e huaja të integrohen me universitetet tona. Dhe prindërit për ata që janë më të mirët të mos thonë hajde ti mbledhim kursimet dhe ti çojmë jashtë shtetit, por në universitetet tona. Universiteti në Peshkopi, imagjinoni e hap Luli edhe të keni dekan Xhelal Mziun!”, tha Rama.
Gjatë shpjegimit të programit, një qytetar thërriti Rama ik, ndërsa kryeministri nuk ia ka përtuar një përgjigje. Rama ironizon duke thënë se me mandatin e tretë për PS-në do të përfitojnë edhe ata që thonë Rama rri edhe Rama ik.
Rama: Ja doli njëri aty, Rama ik thotë ku të iki mo ku të iki. I erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Ku të shkoj mo o zot. E kanë fakt, ik se na plase se nuk të mundim dot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



