E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI: Bashkia po na heq banderolat. Në vendngjarje ish-deputetja Kejdi Mehmetaj
Publik News

LSI: Bashkia po na heq banderolat. Në vendngjarje ish-deputetja Kejdi Mehmetaj

LSI akuzon bashkinë e Fierit që sipas saj ka hequr në mënyrë të paligjshme banderolat e kësaj force politike, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve.

Ngjarja ndodh në vendin ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Kjo e fundit është shfaqur në një video në rrjetet sociale duke komunikuar në telefon ndërkohë që pranë saj ka prani të uniformave blu.

Mehmetaj kërkon një ballafaqim dhe një përgjigje nga ana e bashkisë se në cilin ligj është bazuar për të kryer një veprim të tillë.

“Ne sot nuk ikim nga sheshi pa u rivendosur banderola e LSI-së“, dëgjohet duke u thënë Mehmetaj, policëve apo zyrtarëve të bashkisë.

WhatsApp Image 2021-04-21 at 10.54.15 AM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.