Incident i rëndë në Tiranë, makina hyn në Sheshin ‘Skënderbej’, thyen barrierat e shkon drejt qytetarëve
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një automjet i cili ishte i aksidentuar ka hyrë në shesh në momentet kur aty ka pasur një numër të madh qytetarësh.
Drejtuesi i automjetit është neutralizuar menjëherë nga qyetarë të pranishëm, të cilët kanë përjetuar momente paniku për shkak të rrezikut të madh që iu kanos.
Panorama ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e terrorit në Sheshin Skënderbej, në ditën kur Shqipëria po voton.
Një djalë i ri ka neutralizuar personin, i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Per mediat, i riu e përshkroi situatën si një akt terrorist.
“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Hyri i aksidental brenda këtu. Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shukua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tha i riu.
https://youtu.be/oUTZSd0vN1A
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



