Numërohen fletët e votimit në mbi 2000 QV në të gjithë vendin! Kush kryeson. Ja rezultati deri tani
Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka mundësuar votën e emigrantëve.
Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.
Rezultatet minutë pas minute:
ORA 12:21- Nga numërimi i fletëve të votimit në 2018 Qendra Votimi Partia Socialiste ka marrë 49.37% ose 283320 vota. Ndërsa Partia Demokratike ka pësuar një rritje të votave, duke marrë 223030 vota ose 38.86%.
LSI ka marrë 7.08% ose 40615 vota. Forca e katërt politike është PSD me 2% ose 11481 vota.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



