E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi protestë te selia e PD
Publik News

Ish-kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi protestë te selia e PD

Ish-kreu I Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi edhe ditën e sotme ka vijuar me protestat para selisë blu për largimin e Lulzim Bashës.

Elezi tha se zgjedhjet në parti dhe largimi I Lulzim Bashës janë dy dëshirat e shumë demokratëve dhe do të fillojnë me mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij.  Ai shtoi se Basha ka dështuar në krye të kësaj partie dhe në vend që të japë dorëheqjen vazhdon e nxjerr Edi Ramën si “gogol”.

“Një ngjarje që sapo ka filluar e kam shprehur dhe ditën e djeshme që ngjarja për largimin e Lulzim Bashës dhe zgjedhje të reja për Partinë Demokratike është dëshirë e shumë e të gjithë demokratëve. Ne kemi filluar të marrim mbështetje dhe nga degë. Do të fillojmë të mbledhim frima kombëtare. Besoj që pjesa më e madhe janë për largimin e Bashës dhe për një fillim të re për Partinë Demokratike. Janë të mangut në argumenta po mundohen të nxjerrin Edi Ramën si gogol. Ky ka shitur reformën, protestat, unë nuk e di ka një akt marrëveshje për ta shitur me Edi Ramën por e di që e ka shitur”, tha ai.

Ndër të tjera Elezi tha se shumë shpejt edhe figura të tjera historike të Partisë Demokratike, si Arben Ristani, do të bashkohen në protestat për largimin e Bashës.

Humbja për herë të tretë e zgjedhjeve në 25 prillit nga Partia Demokratike dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen nga Lulzim Basha ka sjellë reagime të forta të demokratëve dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi I PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.