Gjykata rrëzon VKM e qeverisë, Kopshti Botanik do të mbetet në pronësi të FSHN
Ditën e sotme është rrezuar për herë të dytë VKM 510, e ndërmarrë në vitin 2019. Beteja ligjore ka zgjatur më shumë se një vit që prej marrjes së vendimit. Ka pasur shtyrje të vazhdueshme të seancave gjyqësore pasi pala e bashkisë apo e ministrisë, nuk kanë qenë prezente.

Sot u pa e arsyeshme dhe u vendos nga gjykata Administrative që pronësia e Kopshtit Botanik t’i mbetet universitetit të Tiranës, përkatësisht Fakultetit të Shekncave të Natyrës. Ky vendim erdhi si pasojë e kontestimeve të shumta që kjo VKM mori nga pedagogët e universiteteve të ndryshme, veçanërisht falë këmbënguljes dhe kërkesave të shumta të bëra nga Dekani FSHN, Spiro Drushku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



