Një person i plagosur me armë zjarri në Vlorë, ja dyshimet e para
Një person ka mbetur i plagosur të mërkurën në darkë me armë zjarri në qytetin e Vlorës. vlore-plagosje I plagosuri quhet Ergys Likaj, i cili raportohet se ka marrë një plumb në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër Policia e Vlorës njoftoi se Likaj është paraqitur rreth orës 19:55 në spitalin e Vlorës, i plagosur në rrethana ende të paqarta.
Policia tha se Ergys Likaj vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Mësohet se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Deklarata e policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



