Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.
Duke nisur nga dita e sotme në vendin tonë hyjnë në fuqi të tjera masa lehtësuese. Kështu, sipas Komitetit të Ekspertëve, ora policore shtyhet me një orë, nga 00:00, deri në orën 06:00. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.
Po ashtu lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Prej disa javësh vendi ynë raporton raste të paktë të personave të infektuar me Covid.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



