E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbytet 55-vjeçari në Velipojë
Publik News

Mbytet 55-vjeçari në Velipojë

Një 55-vjeçar është mbytur sot në zonën e Vilunit, ndërsa u arrit të shpëtohej një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Velipojë.

Raportohet se është mbytur 55-vjeçari Pjeter Gjorovija. Ky i fundit kishte shkuar në plazh ditën e sotme bashkë me fqinjët e tij, çiftin e bashkëshortëve, ndërkohë që si pasojë e dallgëve të mëdha ata po mbyteshin.

Për pasojë, 55-vjeçari nuk arriti që të shpëtonte, ndërkohë që qytetarët kanë nxjerrë në breg burrë e grua. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.