ITALIA KAMPIONE E EUROPËS, anglezët humbasin penalltitë
FT: ITALI-ANGLI 1-1
Bonuçi 67′ / Shou 2′
KOMENTI LIVE:
PENALLTITË:
7′ Gjuan Bernardeski- shënon!
6′ Gjuan Rashford- topi përplaset në shtyllë!
5′ Gjuan Bonuçi- shënon!
4′ Gjuan Meguajër – shënon!
3′ Gjuan Beloti- pret Pikford!
2′ Gjuan Kejn- shënon!
1′ Gjuan Berardi – shënon!
Mbyllet ndeshja, momenti i penalltive!
120′ Akordohen 3 minutes shtesë.
119′ Anglia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Uoker dhe Henderson, në vendin e tyre Sanço dhe Rashford.
117′ Zëvendësim te Italia, largohet Emerson në vend të tij Florenci.
117′ Italia kërkon penallti, për prekje të topit me dorë nga Stons brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
107′ Goditje dënimi për Italinë, provon Bernardeski me një predhë nga distanca, tentativa e tij ndalet nga Pikford.
105′ Akordohet 1 minutë shtesë.
103′ Italia ndërton një aksion të rrezikshëm nga e majta me Emerson, që harkon drejt zonës, por nuk arrin ta devijojë në kohë Bernardeski, topi përplaset në trupin e Pikford.
99′ Zëvendësim te Anglia, largohet nga fusha e lojës Maunt, vendin e tij e merr Grilish.
97′ Provon edhe Filips me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë portës së Donarumës.
96′ Zëvendësim te Italia, largohet Verrati, vendin e tij e merr Lokateli.
91′ Starton shtesa e parë prej 15 minutash, Mançini kryen zëvendësimin e parë, largohet Insinje për Belotin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



