E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë merr vendimin: Pezullohet puna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë
Publik News

Gjykata e Lartë merr vendimin: Pezullohet puna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.

Banorë të të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Banorët pretendojnë se HEC-et dëmtojnë zonën turistike të Valbonës. Po ashtu ata pretendojnë se janë falsifikuar firmat. Në vitin 2016 kur kompania i paraqiti si dëshmi për të justifikuar ndërtimin e hidrocentraleve një listë me emra të banorëve të cilët ishin pro ndërtimit.

Në njoftim thuhet se gjykata ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Në vitin 2017 e njëjta kërkesë nuk u pranga nga Gjykata Administrative që vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.