Alarmi që ngre Kryeprokurori: Rrezikohet që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm!
Po ashtu, ai u shpreh se kjo situatë rrezikon të krijojë stok të dosjeve, të cilat mund të behën të papërballueshme.
Ai propozoi zgjatje të viteve të Shkollës së Magjistraturës, pasi sipas tij kjo do të ishte një energji e shtuar.
“Situata në disa nga prokuroritë e vendit është mjaft e renduar për shkak të avancave që krijohen.
Në vjeshtë kjo situatë do të rëndohet edhe bëhet më e vështirë. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturimit.
Kërkohet ndërmarrje e hapave të tjera, do të vlerësoja ndryshimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës, kohëzgjatjen e viteve të studimit. Ka nevoje që viti i tretë të ketë një vit pune, ashtu sikurse ka qenë dikur. Kjo do të ishte një rifreskim dhe energjie e shtuar dhe do të jepte frymëmarrje në kushtet kur vettingu është duke ecur dhe pasojat në drejtim të vakancave do të jetë e rënduar”, u shpreh Çela.
Çështje tjetër që kryeprokurori ngriti si shqetësim është bashkëpunimi dhe rritja e performancës.
Një çështje tjetër ka të bëjë me çështjen që lidhjet me rritjen e eficnecës. Ka boshllëqe mes Prokurorisë dhe KLP. ka nevojë për një riekuilibrim. Nëse duam një sistem prokurorie efikase duhet që garantimi i pavarësisë të shoqërohet me një llogaridhënie në aspektin e performancës. Mungon matja e perfornamcës institucionale. Sot sistemi aktual ka nevojë për përmirësime që të çoje te performanca. Rritja e eficnës është sfida jonë. Këtë duhet ta bëjmë pjese të strategjisë ndersektoriale”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



