E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Prangoset 33-vjeçari, si i kishte bërë gati dozat e kokainës për shitje
Publik News

EMRI/ Prangoset 33-vjeçari, si i kishte bërë gati dozat e kokainës për shitje

Një 33-vjeçari ra në prangat e Policisë së Beratit pasi u kap duke shpërndarë kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ardit Bajrami, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ajo që bie në sy nga fotografia që ka publikuar policia, është se në dozat e kokainës të bëra gati për shitje, ka letra të verdha me iniciale, që dyshohet se ishin të përcaktuara enkas për personat që do i blinin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.