Kush është biznesmeni që organizonte kultivimin e kanabisit!
Ashtu siç e kishte njoftuar dhe policia, organizatori i këtij aktiviteti kriminal ishte Lulzim Cullhaj. Çullhaj ka një biznes të lëndëve drusore në zonën e Saukut në kryeqytet.
Për hetimet e kryera brenda disa muajve, ka ndihmuar dhe një prej të arrestuarve i cili ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.
ARRESTIMET NË FSHATIN KRYEZI
Operacioni i koduar “Kryezi” u finalizua ditën e sotme me arrestimin e 7 personave për kultivim kanabisi në fshatin Kryezi në Tiranë. Siç bëjnë të ditur uniformat blu, mes të arrestuarve ishte dhe kryeplaku i fshatit.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Lulzim Cullhaj 55 vjeç, Dashamir Hasanaj 34 vjeç, Erdit Muça, 21 vjeç, Alfred Muça, 31 vjeç, Kadri Gjoshi, 32 vjeç, Gert Gjoshi, 36 vjeç dhe Xhemal Hidri, 32 vjeç të akuzuar për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 4 armë, si dhe 11 aparate celulare.
“Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte” – thuhet në njoftimin e policisë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



