E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do të shiste  kamperin e trafikuar, ndalohet italiani që jetonte në Spanjë
Publik News

Do të shiste kamperin e trafikuar, ndalohet italiani që jetonte në Spanjë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetas të huaj, pasi është kapur duket transportuar një automjet të trafikuar. Sipas burimeve zyrtare, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali (banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se shtetasi italian e kishte marrë kamperin me qira në Spanjë dhe synonte të kalonte në Greqi për ta shitur. Ai është kapur në afërsi të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor pasi kishte gjetur tashmë një blerës dhe kërkonte të kryente procedurat e shitjes. Pikërisht aty është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Kakavijë që ishin vënë në kërkim pas njoftimit të Interpol.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.