E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron ministrat e rinj: Në shkeljen e parë kërkohet ndjesë, në të dytën largoheni!
Publik News

Rama paralajmëron ministrat e rinj: Në shkeljen e parë kërkohet ndjesë, në të dytën largoheni!

Kryeministri Rama po zhvillon mbledhjen e parë të qeverisë së re, ku paralajmëroi ministrat e rinj lidhur me Kodin Etik.

1

Rama tha se nuk duhet të përdoren makinat e ministrave për familjarët, si dhe nuk duhet të shkohet në restorante dhe kafene në ditët e punës, pikë që sipas tij nuk është zbatuar deri më tani.

Rama tha se në shkeljen e parë ministri duhet të kërkojë ndjesë, ndërsa në shkeljen e dytë duhet të largohet nga detyra.

“Cdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht, për respektimin me besnikëri të Kodit Etik, duke marrë përgjegjësinë personale për zbatimin e tij. Teksti i Kodit Etik është hartuar në vitin 2013. Në Kod nuk thuhet as që anëtarët nuk mund të shkojnë me pushime jashtë shtetit. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Krahasuar me qeveritë e mëparshme kur anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shullëheshin në plazhet e botës.  Duhet përcaktuar që bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të Aeroportit. E njëjta gjë vlen me veturat. Ndalimi i përdorimit të makinës së ministrit për familjarët. Ndërsa ndalimi i shkuarjes në restorant dhe kafene për ditët e punës, për fat të keq nuk është zbatuar. Desha ta them publikisht sot, se qeveria ka një Kod Etik, prandaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë ministri duhet të kërkoi ndjesë, ndërsa në rastin e dytë duhet të largohet”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.