E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Prioritet i PD-së, ndryshimi dhe mirëqenia për shqiptarët”, Basha poston fotot nga takimi me Escobar
Lajme

“Prioritet i PD-së, ndryshimi dhe mirëqenia për shqiptarët”, Basha poston fotot nga takimi me Escobar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar foto nga takimi i sotëm me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar.

Lideri demokrat thekson se SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë së proceset jetike të forcimit të demokracisë. Sipas Bashës, prioritet i PD-së janë për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien .

MESAZHI I BASHËS
Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA 🇺🇸 do të jenë në krah të Shqipërisë 🇦🇱 dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.