E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha kërkon të rimarrë PD/ Paralajmëron Escobar një ditë para Kuvendit: Nëse ndodh do të ketë pasoja!
Lajme

Berisha kërkon të rimarrë PD/ Paralajmëron Escobar një ditë para Kuvendit: Nëse ndodh do të ketë pasoja!

TIRANË- Vetëm një ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për mediat teksa ka bërë dhe “paralajmërimet” e tij.

Sipas Escobar do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë që është i shpallur “non grata”, për të qenë udhëheqësi i saj.”

“Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.  Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.”, tha Esobar.

Krahas kësaj teme, Escobar në neës 24 solli në vëmendje rastin e Milorad Dodik.

“Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik;me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.”- u shpreh Escobar

Berisha “non grata”, Escobar sqaron situatën: Hetimet kanë nisur që në kohën e Trump

“Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.” – shprehet Escobar.

Kujtojmë se Berisha është shprehur më herët se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, të cilët i konsideron absolutisht të gabaruara, madje të rrezikshme sipas tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.