E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi Kombëtar i 18 Dhjetorit, Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së PD
Lajme

Kuvendi Kombëtar i 18 Dhjetorit, Basha thërret mbledhjen e Kryesisë së PD

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e të premtes në orën 18:00 Kryesinë, ku do të diskutohet mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të ditës së shtunë, 18 Dhjetor.

“Te nderuar anetare te Kryesise,

Sot ora 18:00 do te zhvillohet mbledhja e Kryesise se Partise, me rend dite per mbledhjen e Kuvendit te dites se neserme. Ju falenderoj!”, është njoftimi i shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha për anëtarët e Kryesisë.

Ky eshte rendi i  ditës në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga kreu i PD Lulzim Basha.

Pika e parë e rendit të ditës lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.

Pika e dytë me aksionin politik të PD-së dhe pika e tretë me miratimin e programit për ta përgatitur strukturën e partisë në zgjedhje.

Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

RENDI I DITËS

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

901.1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.