E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjentinasi në listën e të infektuarve te PSG
Lajme

Agjentinasi në listën e të infektuarve te PSG

Sport– Ylli argjentinas, Leo Mesi, ditën e djeshme, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai së bashku me tre lojtarë të tjerë të PSG janë karantinuar në shtëpitë e tyre, në prag të sfidës në Kupën e Francës.

Për Mesin ky është një fillim jo fort i mirë për këtë vit të ri, që pas ndeshjes së kupës, pritet të mungojë dhe në kampionat në sfidën me Lion të dielën e ardhsme, nëse testet e tjera rezultojnë pozitive. Për momentin argjentinasi është në izolim dhe në gjendje shumë të mirë duke ndjekur rregullat e shëndetit në këto raste.

Lojtarët e tjerë të infektuar në rradhët e PSG janë Bernat, Serxhio Riko dhe Bitumazala. Ekipi kishte kryer testet përpara udhëtimit të tyre drejt Vanë, për sfidën e raundit të 16 të Kupes së Francës.

Klubi bëri me dije ditën e djeshme se 4 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por pa përmendur se kush. Ndërkohë emrat u bënë publik ditën e sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.