U NDALOHET HYRJA NË SHBA/ Blinken vendos sanksione ndaj 8 zyrtarëve të tjerë shtetërorë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Antony Blinken me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e Blinken thuhet SHBA vendosi kufizime vizash për 8 zyrtarë. Sipas tij, ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe që i dënojnë me burgim duhet të mbajnë përgjegjësi.
“SHBA vendosi kufizime vizash për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tyre për liri”, shkruan Blinken.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



