E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Fotoja me të ‘armatosur’ është bërë brenda selisë se duket sanitarja’
Lajme

“Fotoja me të ‘armatosur’ është bërë brenda selisë se duket sanitarja’

Gazment Bardhi dhe gazetarja Lala ‘kapen’ me njëri-tjetrin: Ajo është nëna e PD-së

1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur me njëri-tjetrin në ‘Opinion’ teksa është diskutuar fotoja që pretendohet se është bërë brenda selisë së Partisë Demokratike përpara protestës të së shtunës së 8 janarit. 

2

Sipas Lalës fotoja me persona të panjohur dhe që duken të armatosur duket që është bërë në Partinë Demokratike pasi aty shfaqet edhe sanitarja e selisë blu.Nga ana e tij Bardhi ka thënë se sanitarja nuk rri 24 orë në PD dhe se ky është një skenar i denjë për Sigurimin e Shtetit. Bardhi e cilësoi sanitaren si nënën e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se në atë foto nuk njeh ndonjë person me precedent penal.

Biseda në studio:

Klodiana Lala: Z. Bardhi a mund të na thuash se kush është Rafael Kurti

Bardhi: Pasi të më thuash se ku është bërë ajo foto, së dyti në çfarë date është bërë ajo foto?

Klodian Lala: Pyetni prokurorinë, se nuk do vij të bëj punën e prokurorisë. Po ju pyes sipas prokurorisë persona të paautorizuar, të dyshuar…

Bardhi: S’ka thënë atë prokuroria, dhe mos keq-cito prokurorinë. Prokuroria thotë se në komisariatin dixhital…

Klodiana Lala: Prokuroria thotë se fotoja është bërë brenda Partisë Demokratike sepse është sanitarja e cila shërben në selinë e Partisë Demokratike.

Bardhi: Ti e di që sanitarja është ngujuar 24 orë në…

Fevziu: A ka pasur persona të huaja brenda selisë së Partisë Demokratike?

Bardhi: Thelbi është ky dhe për fat të mirë përpara se të ndërtohej ky skenar i denjë për sigurimin e shtetit…

Klodiana Lala: Kush e ndërtoi? E ndërtova unë, paskam blerë prokurorinë dmth, qenkam bërë kaq e fuqishme sa ndikoj edhe prokurorinë.

Bardhi: O Klodi mos merr kot

Klodian Lala: Mos na fyeni inteligjencën, ajo është dosja e prokurorisë

Bardhi: Ta them unë kush e ka ndërtuar, ti qetësohu…  Nuk e di se kur është bërë fotoja dhe nxis prokurorinë ta hetojë. Nuk e di nëse ndonjë nga personat aty është me precedent penal. Unë njoh nënën e PD-së, e njoh dhe jam krenar që punon në PD.

Artan Hoxha: E ke pyetur nënën pasi doli te fotoja?

Bardhi: Po e kam pyetur

Artan Hoxha: Dhe çfarë të ka thënë nëna?

Gazment Bardhi: Dhe nëna më ka thënë që nuk mbaj mend të kem dalë në foto me disa zotërinj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.