E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet statusore/ Gjykata cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së
Lajme

Ndryshimet statusore/ Gjykata cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021.

Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Mucca pritet të zhvillohet më 15 shkurt. Ndërsa për kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë Gjykatës për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, gjykata nuk ka caktuar ende asnjë datë.

Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimmarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të komisionit te rithemelimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.