E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kulmin e krizës energjitike qeveria ka bllokuar 150 kontrta  hecesh
Ekonomi

Në kulmin e krizës energjitike qeveria ka bllokuar 150 kontrta hecesh

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjtik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proçes dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjitik.

1

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

“Në Shqipëri 70-75 të nevojave për energji elektrike prodhohen në vend nga burime hidrike, dhe 25-30% importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane.

A ka burime energjitike vendi ynë?

Qeveria ka bllokuar 150 kontrata  me privatët që kanë investuat në prodhimin e energjisë. Prej tre viresh ministrja Belinda Balluku  ka pezulluar 100  leje ndërtimi hecesh në vend duke lënë në mëshirë të fatit në kulmin e krizës energjitike ne vend dhe në botē nisur dhe nga lufta në Ukrainë. Protestat e deryruar qeverinë të ndërhyjë ne tregun e karburanteve.

Po energjia?

Importi i energjisë elektrike ka arritur me çmim disa herë më të lartë, se mesatarja e çmimeve gjatë viteve të fundit 550 euro kw

Janë bllokuar gjithsej 47 HEC-e nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ndërkohë që dhjetëra të tjera janë bllokuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. (Rrjedhimisht, politikat bllokuese të HEC-eve do të sillnin rritje të çmimit të energjisë.)

Burimet  tona në redaksi kanë siguruar dokumente që vërtetojnë se HEC-et janë bllokuar dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga qeveria pa arsye.

Në një letër  të  Drejtoreshës së AZHT-së, dërguar kryeministrit Rama në vitin 2020,   thuhet qartë se nuk ka asnjë shkak konkret nga një institucion/ organ shtetëror publik, që këto HEC-e të mbahen të bllokuara.

Megjithëse letra është dërguar në vitin 2020, bllokimi i HEC-eve ka nisur që në vitin 2013, gjë e cila ka penguar kaq shumë kohë prodhimin e energjisë në vendin tonë dhe blerjen e saj më lirë.

“Aktualisht, ndodhemi në fazën që këto aplikime nuk janë shtruar për diskutim dhe shqyrtim në mbledhjet e rradhës së KKT-së, megjithëse dokumentacioni tekniko-ligjor i tyre, paraqitet i plotë. Përfitojmë nga rasti t’Ju bëjmë me dije se mosparaqitja e këtyre aplikimeve për shqyrtim pranë KKT-së, nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë akti administrativo-ligjor, me anë të të cilit të jetë vendosur pezullimi i vijimit të procedurës së miratimit të tyre.

Për më tepër, jo vetëm Kodi i Procedurave Administrative, por edhe vetë legjislacioni mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit, parashikon afate procedurale, të zbatueshme gjatë shqyrtimit dhe miratimit/refuzimit të aplikimeve, të cilat në këto raste nuk po respektohen.

Në këto kushte, si dhe në mbështetje të VKM Nr. 725, datë 2.9.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të  Agjencisë së Zhvillimit të Territorit” i ndryshuar, e cila përcakton AZHT-në si insitucionin përgjegjës për “…të pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit; organizimin e mbledhjeve të KKT-së, si dhe përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionin që shqyrtohet në këto mbledhje”, theksojmë se Agjencia e Zhvillimit të Territorit mbetet institucioni i vetëm përgjegjës për mosvijimin e procedurës së këtyre aplikimeve, pa një shkak konkret ligjor nga një institucion/organ shtetëror publik.”- shkruhet ndër të tjera në letrën e dërguar kryeministrit.

Për rikujtesë, Shqipëria prodhon deri në 8.5 milionë MWh energji elektrike dhe konsumohen mesatarisht 7.5 MWh.

Ndërkohë që shifra e shitjes së prodhuesëve shqiptarë është 62 euro, nuk ka asnjë arsye që qeveria ta blejë këtë energji për 233 euro. Kjo tregon haptazi që e gjitha është inskenuar për të arritur në këtë krizë, në mënyrë që qeveria të vjedhë nëpërmjet tregtisë. Pra, edhe në situatën e një krize të tillë, dikush po përfiton për t’u pasuruar më shumë.

Ekspertët argumentojnë se në tregjet ndërkombëtare, çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për prodhimin e saj. dhe nga lufta.

Ata thonë se këto tendenca ishin shfaqur para fillimit të Pandemisë së Covid 19.

Tregu i jashtëm ka pësuar një ç’balancim të tillë saqë jo vetëm burimet janë vështirë për t’u gjetur, por dhë aty ku gjëndet çmimi i energjisë është i lartë.

Importi i energjisë me çmim 550 Euro k/ore lidhet, jo vetëm me rritjen e çmimit të gazit në rajon dhe Europë, por dhe me mangësitë në marrjen e masave nga strukturat shtetërore në vend, për menaxhimin e krizave të tilla.

“Sistemi ynë energjitik është i lidhur me atë ballkanik dhe europian. Të thuash që nuk prekemi nga kriza nuk ëshë e saktë.

Në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, janë privatizuar 4 hidrocentrale, ai i Shkopetit i Ulzës dhe Bistrica 1 e 2, si dhe janë ndërtuar përmes kontratave konçensionare nga investitorët vendas dhe të huaj mbi 200 hidrocentrale të vegjël, të cilat prodhojnë rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Prej tyre, një numër jo i konsiderueshëm kanë fuqi të madhe prodhimi.

Porr në kulmin e krizave dhe protestave  pêr rritje  e çmimeve Ministrja Belinda Balluku me bekimin e kryeministrit Rama ose jo ka bllokuat investimet në hidrocentrale të vegjël prej më shumë se dy vitesh duke  stopuar  një pjesë të rëndësishme  të prodhimit të energjisē.

Inveatitorët thonë  se askush nuk të jep një përgjigje për afatetr dhe se nuk ka nje plan të qartë  nga ministria përkatëse se kur so të fillojnë të përfundojnë me qindra hidrocentrale të vegjël  që kanë nisut që nga qeveria Berisha. Krkesat e vazhdueshme të prodhuesve të energjisë së rinovueshme, drejtuar qeverisë, për hartimin e politikave afatgjata në sektorin e energjisë, nuk janë marë në konsideratë..Me qindra vhidrocentrale  të vegjel jane stopuar pêr faj të qeverisë.  Kur kryeministri thotë se po importojmë me mbi 500 euro Kw/ore ne tregun ndërkombëtar perse ka bllokuar  prodhuesit e energjisë në vend?

“Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por politika e qeverisë shqiptare, këto vite ka qenë një politikë veçanërisht komerciale dhe e korruptuar.

Pse?

Qeveria ka kërkuar që të blejë diferencën e energjisë që konsumohet në vend, nga energjia që prodhohet. Deri tani kjo politikë ka pasur avantazhe sepse i ka lejuar OSHE-së të blejë energjinë me një çmim më të ulët nga ai që shisnin energjinë. Por tani që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë komerciale e emergjencës, është afatshkurtër. Kjo është arsyeja e krizës.

Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji. Prej 5-6 vitesh Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së rinovueshme ka kërkuar nga qeveria një tryezë teknike së bashku me sipërmarrësit të cilët duhet të investojnë shuma të mëdha, sepse sektori hidro -elektrik kërkon investime me kapitale të fuqishme. Efektet e krizës nuk evitohen sot dhe nesër. Ajo që ne i sugjerojmë me forcë, qeverisë shqiptare është një tryezë negociatash mes sipërmarrësve për të përballuar së bashku këtë krizë”.

Pse Shqipëria nuk ka siguri energjitike.

“Siguria energjtike është si siguri kombëtare. Por nëse një qeveri nuk e ka në koncept këtë, mos prit të marrë masa të tjera, kur ajo merr nga thesi i sigurisë dhe nxjerr jashtë, siç ndodhi me dy hidrocentrale në lumin Mat, dhe dy hidrocentrale në Bistricë, që ishin perla të sistemit energjitik, ndër të parat që janë ndërtuar në Shqipëri. Kaskada e Drinit duhet të mbetet publike. Edhe ajo që do investohet dhe ajo që është, sepse do të rrisë sigurinë.

Shqiperia është një vend i varfër dhe duhet të ketë mbrojtje sociale për popullatën, të mendosh që çmimet e energjisë kanë vajtur mbi 500 euro kw/ore.

Qeveria  duhet të jetë pragmatiste dhe të lejojë sa më parë investimet e nisura në sektorin energjitik  për të përmirësuar  prodhimin dhe menaxhimin e këtij sektori. Ndryshe duhet të lpranojë se ka me shumë interes të jetë e varur nga iimporti 550 euro  siç po vijon të blejë në tregun e huaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.