E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit bllokojnë superjahtin e oligarkut rus të sanksionuar në Turqi
Lajme

Protestuesit bllokojnë superjahtin e oligarkut rus të sanksionuar në Turqi

Superjahti i oligarkut rus të sanksionuar, Roman Abramovich, është ankoruar në vendpushimin e Bodrum të Turqisë, në Detin Egje. Por duket se kjo nuk është pritur mirë nga disa njerëz, të cilët kanë dalë të protestojnë.

“Daily Mail” shkruan se protestuesit kanë hipur në disa gomone të vogla dhe kanë dalë përpara jahtit super luksoz. Ata mbanin me vete flamurin ukrainas dhe kishin të shkruar: “Jo luftë”.

1

Nuk dihej nëse Abramovich ishte në bordin e jahtit apo nëse ai është zhvendosur përfundimisht në Turqi, për të shmangur sanksionet. Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Roman, pasi përditësoi një listë të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për lidhjet e tyre me qeverinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka dërguar ushtrinë ruse për të pushtuar Ukrainën.

3

Mali i Zi nuk është në BE, megjithëse pritet të anëtarësohet në vitin 2025, e për këtë arsye porti i Tivatit po përdoret nga disa pronarë rusë të superjahteve.

Nga ana tjetër, Turqia e cila është anëtare e NATO-S, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, por gjithashtu e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë mes të dyjave.

4
5
6
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.