Debatet në PD, Alibeaj pas përfundimit të kryesisë: Larg gjuhës së urrejtjes!
Një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit të demokratëve
Pas më shumë se tre orë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj. Në përfundim të mbledhjes, Alibeaj bëri një deklaratë për mediat.
Alibeaj: Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët.
Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



