Dorëzimi i mandatit të Alqi Bllakos, Kuvendi shkresë KQZ për plotësimin e vakancës
Një ditë pasi ish-deputeti Alqi Bllako dorëzoi mandatin, Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vakancës.
Në shkresën e Kuvendit thuhet: “Kuvendi i Shqipërisë ju vë në dijeni se me shkresën nr 128/5 Prot. Datë 30.03.2022, Z. Alqi Bllako shpallur deputet me vendimin nr 21 datë 13.07.2021 të KQZ ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzimin e mandatit të deputetit. Bashkëngjitur një kopje të shpresës për dorëzimin e mandatit.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1 të ligjit nr 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Shqipërisë?” i ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës”

Po kush e merr mandatin e Bllako?
Duke iu referuar nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës, mandati i deputetit Alqi Bllako mbaron për arsye të heqjes dorë nga mandati. Duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi dhe se Alqi Bllako tashmë është një ish-deputet, një shtetas i lirë dhe pa imunitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



