E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: Kur vjen Berisha ka gjithmonë zhurmë
Lajme

Alibeaj: Kur vjen Berisha ka gjithmonë zhurmë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbuluar çështjet e diskutuara ditën e sotme në mbledhjen e partisë.

Alibeaj tha se në fokus ishte agjenda e diskutimeve të seancës sotme plenare, e po ashtu dhe qëndrimi i PD për zgjedhjen e Presidentit. Por nuk nguroi të thumbonte dhe Berishën, me të cilin pati përplasje të forta.

“Sot, çështja e para e diskutuar ishte e agjendës parlamentare, tjetër çështje ishte qëndrimi që do dihet të mbajë PD lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Propozimi im siç e kam thënë,  do duhet në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin që do duhet të mbajë grupi parlamentar. Për këtë arsye u la një mbledhje tjetër ku do duhen të merren opinionet e secilit deputet, deputetët janë të barabartë e të sintetizohet një qëndrim final i grupit parlamentar.

E kuptoni që mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se ndodh që vjen Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij, është i lirë ta japë opinionin, është influent lidhur me qëndrimin e grupit.”– tha Alibeaj.

Mbledhja e sotme e Partisë Demokratike është shoqëruar nga debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar Enkelejd Alebeaj.

Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe jo i grupit parlamentar dhe mbahet peng. Nga ana tjetër Alibeaj është kundërpërgjigjur duke i thënë Berishës se është peng.

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishës: Peng je ti!

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Aliabeaj: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.