E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e PD/ Berisha zbulon diskutimet: Sot mori fund praktika mafioze…
Lajme

Përfundon mbledhja e PD/ Berisha zbulon diskutimet: Sot mori fund praktika mafioze…

Pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje për debatin e fortë me kreun e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Berisha, ashtu si gjatë mbledhjes, vijoi akuzat se Alibeaj është i zgjedhur në postin e tij nga Taulan Balla, ndërsa sulmoi dhe kryeministrin Rama sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri, që sipas Berishës është praktikë mafioze.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund dhe PD s’do e njohë kurrë një praktikë të tillë.

Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit, praktikë që diskrediton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër veç të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.”- tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.