E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon informacion nga bankat e nivelit të dytë për pasuritë e Alqi Bllakos
Lajme

Prokuroria kërkon informacion nga bankat e nivelit të dytë për pasuritë e Alqi Bllakos

Ai gjendet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij si i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, ndërkohë kërkohet të gjurmohet edhe pasuria e tij nëse ai ka në emrin e vet apo të familjarëve të vet. Prokurorët e çështjes, të cilët kanë lëshuar mandat-arrestin për deputetin e Partisë Socialiste, kanë kërkuar të mësohen pronat dhe llogaritë bankare të të pandehurit dhe të gjithë personave që kanë lidhje me të. Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për pasuri të tjera, përveç banesës së babait të tij, që konsiderohet si e ardhur nga favorizimet për incineratorin e Fierit por që Bllako e ka mohuar.

HETIMI

Prokurorët e Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili gjendet i paraburgosur nën masë sigurie arrest me burg. Referuar burimeve zyrtare bëhet me dije se krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos po kryhen edhe verifikime për sa i përket pasurisë së tij.

Sipas informacioneve hetimore nën kontrollet e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të të atit të ish-deputetit, në sitën e SPAK janë vendosur edhe llogaritë e tij bankare. SPAK mësohet se po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve, institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare, ky hap është ndërmarrë për të mësuar nëse disponohen apo jo llogari në emër të Alqi Bllakos.

Gjithashtu, sipas burimeve pranë SPAK, mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tij dhe familjarëve të tij.

HETIMI PASUROR SI PROCEDURË

Hetimi pasuror është duke u kryer edhe për ishministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash. Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish-ministrin, ku për veç sekuestrimit të kantinës së pijeve alkoolike dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Sipas SPAK për aferën e inceneratorëve ai ka përfituar në formën e ryshfetit rreth 4.9 mln euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.