Laçi nënkampione në Superiore!
Laçi ka mundur sot Kastriotin dhe ka arritur rezultatin më të mirë të historisë së vet në elitën e futbollit shqiptar. Suksesi 4-1 ndaj krutanëve ka siguruar që skuadra e Duros të ketë matematikisht të sigurt vendin e dytë në kampionat, si asnjëherë më parë në historinë e këtij ekipi.
Kurbinasit kanë dominuar ndeshjen e sotme duke qenë më kërkues edhe pse u gjenden në disavantazh pas penalltisë së Ajazit. Por dy gola të shpejtë të Adeleke dhe Shehut përmbysën shifrat që në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytën, ekip i Duros vazhdoi të ishte më ngulmues duke shënuar gola të tjerë me Qato e Zarubica, për të siguruar një fitore që për të është historike.
LAÇI 4-1 KASTRIOTI
40′ Adeleke, 42′ Shehu, 63′ Qato, 89′ Zarubica / 38′ (p) Ajazi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



