E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja e 17 Majit mes Ramës dhe Bashës/ Presidenti Meta: Pjesë e paktit dhe djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale
Lajme

Marrëveshja e 17 Majit mes Ramës dhe Bashës/ Presidenti Meta: Pjesë e paktit dhe djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale

Thirrja e Ramës ndaj SPAK për të hetuar Ilir Metën, reagon Presidentit dhe tregon armët e tij të forta!

Ilir Meta: Ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën dhe llogaridhënia. Mua më bën përshtypje pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet që e ka kapur prej fyti. I bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën, shumë mirë bën që i thotë, madje tu çojnë dhe pyetjes dhe çështjet bashkë me Agaçin siç bënë në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta ka armët më të forta që janë transparenca dhe e vërteta. E keni apra ndonjëherë ilir Metën që t’i shmanget drejtësisëm, as në 91-shin.

Pesë vite nga marrëveshja e 17 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD në atë kohë Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta ka renditur disa nga pikat që sipas tij u dakordësuan mes tyre.

Meta u shpreh se ajo marrëveshje u bë në errësirë por sipas tij ende gëlon duke përmendur si pikë të paktit edhe djegien e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale për t’i dhënë PS-së të gjitha pushtetet.

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruan solidar por vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Vijoi përgjatë 5 viteve dhe ende gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 Majit edhe diegia e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin mbin bashkitë”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.