E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Fuoristrada  futet kundravajtje dhe përplaset me trafikndarësen
Lajme

FOTO/Fuoristrada futet kundravajtje dhe përplaset me trafikndarësen

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Fier. Fuoristrada me traga greke futet kundravajtje, përplaset me trefikndarësen dhe bllokon qarkullimin. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si ‘Rotondua e Parkut’ pranë kishës katolike, në aksin Fier-Patos. Mësohet se fuoristrada me targa të shtetit helen KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.

Fatmirësisht është shmangur përplasja ballore, ndërsa mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.

Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa nga policia, që ka mbërritur menjëherë pranë vendit të ngjarjes po kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Gjithçka është regjistruar në një aks me lëvizje të konsiderueshme mjetesh, duke bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.