E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati me armë në Elbasan, shënjestra është vëllai i Enea Bekteshit që përplasi policinë me ‘Audi-n’ e blinduar
Lajme

Atentati me armë në Elbasan, shënjestra është vëllai i Enea Bekteshit që përplasi policinë me ‘Audi-n’ e blinduar

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Arben Bekteshi në lagjen ‘Skënderbej’, të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se shënjestra e atentatit është vëllai i Enea Bekteshit, të riut që aktualisht ndodhet në burg lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur më 18 shtator të vitit 2017 në tregun Agroushqimor të Elbasanit. Asokohe u përplasën me një makinë tip ‘Audi’ efektivët e policisë, të cilët ishin pjesë e një aksioni të rëndëishëm policor për të goditur një nga grupet kriminale në Elbasan.

Kur ndodhi ngjarja mbrëmjen 18 shtatorit, Enea Bekteshi ishte bashkë me Kelmend Xhaferrin dhe Suel Çelën në mjetin “Audi” të blinduar.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar dhe personin e fundit që mbahej pas hekurave për ngjarjen e qershorit të 2017, ku një “Audi” i blinduar godit makinën e policisë. Togat e zeza të Krime të Rënda kanë liruar disa ditë më parë nga burgu, Enea Bekteshin./ 26 DHJETOR 2018

Asokohe u përplasën me një makinë tip ‘Audi’ efektivët e policisë, të cilët ishin pjesë e një aksioni të rëndësishëm për të goditur një nga grupet kriminale në Elbasan.

Kur ndodhi ngjarja mbrëmjen e 18 shtatorit, Enea Bekteshi ndodhej bashkë me Kelmend Xhaferrin dhe Suel Çelën në mjetin “Audi” të blinduar, që i shkoi drejt makinës së zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi në Lagjen “Dyli Haxhire”.

Enea Bekteshi deklaroi asokohe para trupit gjykues ishte trembur nga të shtënat dhe nuk e ka kuptuar që goditi makinën e policisë.

Pavarësisht tentativës për t’u shfajësuar Bekteshi ka pranuar se ka qenë ai shoferi i “Audit” të blinduar, por ka rrëfyer se për pak mund të mos ishte dhe gjallë.

“Kam qenë shofer i Audit A8. Nuk kisha qëllim të godisja mjetin e policisë. Nuk e kuptova që ajo që godita ishte makinë e policisë. U tremba nga të shtënat, doja vetëm të largohesha. Për pak gjë edhe mund të mos isha gjallë”, ka deklaruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.