E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia i vë 21 miliardë rubla gjobë Google për përhapjen e lajmeve mbi luftën në Ukrainë
Bota

Rusia i vë 21 miliardë rubla gjobë Google për përhapjen e lajmeve mbi luftën në Ukrainë

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Alphabet, kompaninë që kontrollon Google për lajmet që transmetohen mbi luftën. Gjoba është 21.1 miliardë rubla, e barabartë me 369 milionë euro. Sipas Roskomnadzor, rregullatorit rus të komunikimeve, përmbajtjet e paligjshme janë për t’u hequr sepse ishin “lajm i rremë” për luftë në Ukrainë.

Sipas autoriteteve ruse, YouTube, nuk ka anuluar “lajmet e rreme për rrjedhën e operacionit special ushtarak në Ukrainë por ka vazhduar normalish.

Kremlini tha gjithashtu se YouTube promovon pikëpamjet ekstremiste dhe nxit fëmijët të marrin pjesë në protesta të paautorizuara.Kjo nuk është hera e parë që Rusia kundërshton shpërndarjen e përmbajtjes nga platforma të huaja teknologjike që nuk përputhen me kufizimet e saj. Pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt, Rusia bllokoi aksesin në disa rrjete sociale perëndimorët si Facebook, Twitter dhe Instagram.

Mesa duket bllokimi i këtyre lajmeve bëhet për të mbajtur brenda kornizave dhe mos të lejojnë që kjo bojë me ngjyrë gjaku që po përlyen Ukrainën të shfaqet pa filtra edhe nëpër mediat botërore .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.