Adriatik Mema i Skraparit: PS do marrë 4500 vota!
Kemi evidentuar njerëzit me influencë
Adriatik Mema i Skraparit doli në rolin e krye-patronazhistit.
Ai u shpreh se në këto zgjedhje lokale, PS do marrë 4500 vota pasi kanë evidentuar në fshatra njerëzit me influencë. Mema ndër të tjera tha se ai bashkë me patronazhistët e tij kanë nisur punën që të dalin më mirë se vjet ku rezultati ka qenë 3500 vota për PS.
“Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin, duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS.
Ne synojmë që të marrim mbi 4500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëzit që kanë influencë dhe reputacion”, deklaroi ai.
Rama i ndërpreu fjalën kryebashkiakut pasi nxori zbuluar fytyrën e vërtetë. PS i ka konsideruar patronazhistët krenarinë e partisë dhe duket se kryetarët janë vetë kryebashkiakët.
Rikujtojmë se Mema është gjobitur me 1 MLN Lekë gjobë pasi organizoi tubim politik gjatë pandemisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



