Edi Paloka-Hapni sytë Nuk po goditet Berisha, por opozita
PD nuk filloi të sulmohej e anatemohej pas shpalljes së Berishës “non grata”. As mbështetja e hapur për Ramën nuk filloi pas shpalljes së Berishës “non grata”…
E njëjta situate paradoksale ka qenë edhe për tetë vitet që kryetar ishte L.B; sulmohej opozita dhe mbështetej haptazi Rama megjithëse vetë DASH nuk ka lënë akuzë pa hedhur ndaj qeverisë së tij. (Se lexova dhe një nga këta të L.B që përsëriste argumentat e dalë boje se këto lëvizje kanë qëllim të largojnë Ramën e të sjellin PD në pushtet, po për këtë fillimisht duhet të largohet Berisha e të vijë L.B (kjo nënkuptohej). Ky kishte “harruar” vetëm që L.B. kishte qenë për tetë vite kryetar…)
Si shpjegohet që goditja e parë ndaj Berishës erdhi menjëherë pas 25 prillit në momentin kur PD shpalli se nuk do njihte masakrën zgjedhore po do të fillonte betejën e ashpër me Ramën?! Si shpjegohet që kjo tjetra vjen pas 7 korrikut?!
E në të dy rastet ai që e ben njoftimin është pikërisht Rama…Rama që i është prishur keq “terezia” e nuk po le gjë pa bërë për të goditur Berishën e për të ripromovuar si “opozitë” mëkëmbësin e L.B.
Mos do na thoni që edhe Rama po punon për të sjellë PD në pushtet?!!!
Ja pra që ata të cilët i kanë iniciuar, financuar e kanë lobuar për këto akte, nuk e bëjnë aspak për të ndihmuar opozitën, po për të mbrojtur atë që po i tunden këmbët.
Kaq e thjeshtë është e vërteta dhe po kaq i thjeshtë është pozicionimi ndaj saj.- shkroi Edi Paloka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



