Gjykata shpall fajtor ish-kryebashkiakun Fatos Tushe
Ja sa do të qëndrojë në qeli
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
GJKKO e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun socialist i cili u arrestua pas abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse.
Po ashtu Tushes i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme. Janë edhe 18 të pandehur të tjerë që janë hetuar në këtë proces.
Tushe u arrestua dhe akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Ish-kryebashkiaku socialist u hetua pas hekurave.
Ndërkohë SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.
Dënimet për vartësit e Fatos Tushes
Ish zv/kryetari i Bashkisë, Gentian Nushi, 1.8 vite burg
Flamur Peqini, 2 vite burg
Leonard Sefa, 1.6 muaj burg
Blerta Turku, 1.4 muaj burg
Bardh Mëhilli,1.6 vite burg
Gazmend Çela, 1.8 vite burg
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



