Gjenden eshtrat e një njeriu pranë qendrës shëndetësore
Eshtrat e një njeriu janë gjetur në hyrje të qendrës shëndetësore në fshatin Koritë të Korçës.
Sipas të dhënave mësohet se eshtrat janë gjetur gjatë gërmimeve në kanalin e tubacioneve në qendrën shëndetësore të fshatit.
Burimet policore njoftojnë se eshtrat e zbuluara janë marrë dhe po punohet për identifikimin e viktimës, e sqarimin e plotë të rethanave të ngjarjes.
Banorët thonë se qendra shëndetësore kishte vite që është ndërtuar, ndërsa më parë ka shërbyer si banesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



