E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gykata e Posaçme merr të pandehur për herë të dytë kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj
Publik News

Gykata e Posaçme merr të pandehur për herë të dytë kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj

Qerim Ismailaj, kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, është marrë i pandehur për herë të dytë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai akuzohet se ka fshehur të dhënat e një dënimi në Greqi, para viteve 2000, në formularin e deklarimit për kryebashkiak.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Për këtë akuzë Qerim Ismailaj është marrë dhe më parë i pandehur, por GJKKO nuk e kaloi çështjen në gjyq, duke ja rikthyer SPAK-ut një vit më parë, me kusht që të plotësonte dosjen.

Në të, mungonin aktet e komunikimit të akuzës në Greqi. Pas tre muajsh afat që nga shtatori i vitit 2021, SPAK nuk arriti as në dhjetor që të plotësonte dosjen.

Kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi. Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.

Sipas Prokurorisë Speciale, shtetasi Qerim Ismailaj ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, është marrë në cilësinë e të pandehurit.

Tashmë, pritet se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e Mallakastrës, disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.