E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD depoziton pr/ligjin në Kuvend: T’i jepet fund gropës së korrupsionit!
Publik News

PD depoziton pr/ligjin në Kuvend: T’i jepet fund gropës së korrupsionit!

Kompanitë offshore me pronarë sekretë përfitojnë kontrata publike

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka dorëzuar sot në Kuvend, në emër të Partisë Demokratike, projektligjin, i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekretë të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.

Në draftin e hartuar së bashku me një grup kolegësh, thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Shehaj thekson se ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit. Deputeti demokrat i bën thirrje të gjithë kolegëve të tjerë, përfshirë atyre në maxhorancë, që të ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe të votojnë për të miratuar këtë nismë ligjore, në mënyrë që t’i jepet fund një herë e mirë aferave të tmerrshme korruptive përmes offshor-eve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.