E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha non-grata/ Escobar: Ishte vendim i institucioneve.
Publik News

Berisha non-grata/ Escobar: Ishte vendim i institucioneve.

E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm!

I deleguari i Posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar një vendim institucional shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, vendimi i marrë nga DASH ka ardhur si pasojë e korrupsionit që ajo ka konstatuar. Një thirrje, Escobar e ka për autoritetet shqiptare që bazuar në shpalljen non-grata, të veprojnë.

Escobar: Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto. Ne kemi partnerë të mirë në PD. Unë do u bëja thirrje mbështetësve që të mendohen për figurën që duan të bëjnë nëse vendosin të kenë një person të përcaktuar (non-grata) në krye të tyre.

Escobar mbrojti dhe punën e ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri. Ai u shpreh se të gjitha qëndrimet që mban ambasadorja, janë institucionale të DASH.

Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë është përfituese për Shqipërinë. Çdo ghjë që bën është në bashkëpunim me DASH. Janë qëndrime institucionale. Çështjet e krimit te organizuar kanë prekur rajonin, jo vetëm Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.