Akuza e fortë e Berishës: Porti i Durrësit u la 6 muaj jashtë kontrollit, zbarkuan tonelata të pafundme kokaine
Të gjithë autoritetet janë të përfshira në trafik
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku tha se të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit janë të përfshira në trafikun e kokainës në Evropë.
Ndërkohë Berisha tha se Porti ka qenë jashtë çdo kontrolli për një periudhë 6 mujore.
Sali Berisha: Në Portin e Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë cdo kontrolli.
Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine, ku shkuan ato? Drejt Evropës jo drejt Hënës.
Pasi u alarmua gjithë bota tani janë dyndur, por në port të gjithë autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës.
Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Evropë.
Rama përpiqet ti mbulpjë këto me sharje ordinere, me sulme e fjalor të një njeriu si ai.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak madhor i të gjitha këtyre është Rama dhe partia e tij, e PD do aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do zbatojë ligjion jo vetëm ndaj bandave në strofullat e mafies ku jetojnë por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



