E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin e fëmijëve
Lajme

Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin e fëmijëve

Po punon për pushtetin e PS në Shqipër

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët pasditen e sotme se mbyllja e kopshtit turk në Tiranë është bërë me urdhër të presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Ai deklaroi se Eedogan ka urdhëruar vasalin e tij në Tiranë duke shkelur #do ligj dhe rregull në marrëdhëniet mes dy vendeve,

Berisha shtoi se Erdogan punon për pushtetin e Edi Ramës duke e trajtuar Shqipërinë si provincë të Ankarasë.

“Vendimet duhet të merren në Tiranë, jo në Stamboll. Kjo e kopshtit të fëmijëve tuaj është historia më e turpshme. Dikur perandoria urdhëronte të mbylleshin shkolla se flitej shqip në to. Me Turqinë jemi miq por kjo mund të ndodhë kurrë. Ka probleme ai të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij politik në Tirane të mbyllë kopshtin. Një prind nuk e bën kurrë këtë. Çfarëdo u them këtyre vogëlushëve unë se nesër nuk do shkoni në kopsht se e ka mbyllur qeveria.

Del dhe e falenderon ministri turk dhe e favorizon Xhaçkën e qeverisë për aktin që ka bërë. Është shkelur çdo ligj, çdo rregull edhe në marrëdhënie mes dy vendeve. Ju e dini që kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë. I them presidentit turk që në këtë mënyrë interesat turke në këtë vend marrin fund. Nuk mund të pranohet kjo. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrige të Edi Ramës dhe karrigen e tij. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Këtij mund t’i thuash çdo fjalë por vetëm shqiptar jo, Nuk ka asgjë shqiptare këtu.

Unë merrem se dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre.. Dhe vendimet për ta t’i marrin shqiptarë. Të diktojnë sikur je një provincë e Ankarasë apo Anadollit. Marrëdhëniet mes vendeve në raportin personal Erdogan Rama janë jashtëzakonisht problematike. Ai punon për pushtetin Edi Ramës. Po shkel të gjitha rregullat. Edi Rama pranon që Shqipëria të trajtohet si provincë e Ankarasë. Çdo vend ka interesat e tij në vendin tjetër. Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet dhe shkollat. Ndër më të mirat”,tha Berisha.

Ndërsa Luçiano Boçi, ka deklaruar se mbyllja e kopshtit “Zubeyde Hanim”, i ka prekur prindërit në gjënë më të shtrenjtë, tek fëmija.

Në një mbledhje me këto prindër, ai u shpreh se PD do të jetë aty për të mbështetur çdo nismë që ata do të mendojnë si efektive, duke specifikuar se nuk bëhet fjalë vetëm për protestat.

Ai shtoi se duhet tejkaluar vetja në atë që po ndodh, duke mos parë vetë atë që ndodh me fëmijët tanë, por edhe atë që ndodh me fqinjin.

“Jemi të lënduar e të revoltuar se jeni prekur në gjënë më të shenjtë e dashur, fëmija, arsyeja pse punojmë, e luftojmë, e në fund çdo investim i yni ka një emër, fëmijë. Goditja e tyre, akt vasaliteti i hapur i pështira ndaj sovranitetit, por kurrë në asnjë rast nuk kanë prekur e arritur tek fëmija si në rastin e këtij kopshtit. Është model sjellje antinjerëzore e një qeverive armike e qytetarit.

Rama e bëri, nuk po e shaj por po e denoncoj me ju.

E vë veten time në veten tuaj dhe nuk di sa do shtrëngoja grushtet për ta goditur nëse do ta bënte me fëmijën tim. Nuk po them që duhet ta bëni ju, se ka mekanizma të tjerë. Shqetësimet tuaja kanë qenë dhe tonat.

Takimi i sotëm është për çdo bëjmë më tej. Nuk mjaftojnë fjalët duhen akte. Duhet të koordinojmë veprimin tuaj human me tonin politik për ti vënë fre vendimeve të tilla. Tani që veprimi abuziv erdhi tek fëmijët duhet të ulërasim jo vetëm për të protestuar, por edhe për të ndryshuar realitetin politik në vend.

Duhet të tejkalojmë veten, me atë që ndodh jashtë nesh.

Ne do na keni në krahë për çdo nismë për ti dhënë përgjigjen e duhur Ramës, jo vetëm në rrugët ligjore, por në çdo rrugë që mendoni se është efektive”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.