Dokumenti/ Policia i refuzoi kërkesën PD për 4 orë leje për protestë në Bulevard në një ditë me Samitin e BE
Berisha :
Do të jetë protestë që nuk është parë ndonjëherë
Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se pavarësisht refuzimit nga policia për protestën para kryeministrisë, ajo do të mbahet aty ku është paralajmëruar.
“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë. Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre. KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit që është i tmerruar nga populli shqiptar. Në këtë protestë në datën 6 në orën 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.
Zbardhet shkresa e Policisë së Shtetit, drejtuar Partisë Demokratike, duke refuzuar kështu kërkesën e kësaj partie për të mbajtur një protestë më 6 dhjetor.
Në këtë datë në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderë europianë. Në shkresën zyrtare që mban datën 24 nëntor, të firmosur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, drejtuar përfaqësuesit të PD-së, Ervin Minarollit, argumentohen arsyet e mospranimit të kërkesës së kësaj partie për të mbajtur tubimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në orën 12:00 deri në 16:00.
Sipas policisë, tubimi në fjalë në perimetrin e sigurisë të vendosur në kuadër të masave për mbarëvajtjen e rendit për shkak të samitit, do të cënonte sigurinë kombëtare. Mes të tjerash policia i sugjeron PD-së që të mbajë tubimin në një vend tjetër alternativ, jashtë këtij perimetri të sigurisë të caktuar. Kujtojmë se shkresa e PD-së për të marrë leje pranë policisë për të vijuar me protestën, ishte bërë më 22 nëntor.
Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.
Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.
Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –
Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



