E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin, dyshimet për punën e tij
Lajme

Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin, dyshimet për punën e tij

Komisioneri i BE për zgjerimin në telashe

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka bërë të ditur se si Komision i Parlamentit për Punë të Jashtme kanë kërkuar hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Siç ka shkruar holandezi Reuten, hetimet duhet të bëhen bazuar në raportet të cilat thonë se Varhelyi qëllimshëm ka minuar reformat për demokraci dhe sundim të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin e në Bashkimin Evropian.

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.