E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i kundërpërgjigjet për herë të parë Agron Çelës që u bashkua me Ramën
Publik News

Meta i kundërpërgjigjet për herë të parë Agron Çelës që u bashkua me Ramën

Kreu i PL-së Ilir Meta po tenton të bindë opinionin publik se e ka përtypur braktisjen e deputetit Agron Çela.

Ky i fundit, një ditë më parë u bënte ftesë qytetarëve shkodranë, që të mbeshtesnin mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit.

Çela rikujtonte fitoret e LSI-së prej tij në Shkodër.

“Ne duhet ti japim shansin PS që ta drejtojë Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit të PD-së, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, që asnjë të mirë nuk i kanë sjellë Shkodrës! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shumë të rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetarët për të punuar për Shkodrën”, shkruantë Çela një ditë më parë.

Në mbrëmje Ilir Meta në emisionin Çim Peka Live, deklarohej se mazhoranca e ka të humbur Shkodrën.

Madje sipas Metës, opozita do të fitonte 4 me 0 në qarkun e Shkodrës, pra do të merrte katër bashkitë.

“Sa i takon Shkodrës, mos harroni, edhe kur ishte e vetme, në 2019-ën PS humbi Shkodrën. I gjithë ky lajm i shpikur nuk është gjë tjetër veçse një panik i Edi Ramës për rezultatin që e pret në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë, por këto treja janë tre qendrat kryesore. Do shikoni lajme që kanë ikur tre herë nga LSI para 2-3 vitesh, do i nxjerrin sërish. Ky është paniku i tij sepse ata nuk kanë bilanc. Tani thonë do bëjmë namin për Shkodrën. Kush i ka penguar 10 vjet? Ishte Voltana Ademi që ka bërë një punë të shkëlqyer nën terrorin e këtyre. Shikoni Kavajën, e morën 100% dhe Kavaja është kthyer në një fshat të madh. Gjithçka ka ardhur në Tiranë, ka ikur nga Kavaja. Edhe Ujësjellës nuk ka. Kavaja është nga 5 bashkitë që u shpall e falimentuar nga Ministria e Financave. Kavaja çfarë resursesh ka dihet. Shkodrën nuk e mashtrjonë dot, Shkodra ka instiktet e saj të jashtëzakonshme dhe ia ve notën kujtdo. Qarku i Shkodrës, që ka 4 bashki, do të dalë 4:0. Qarku i Tiranës mund të dalë 5:0. Këto janë deklarata që ju i mbani dhe ruajini këtu. Politika është frymë, nuk është numra”, tha Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.