E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha rikthen akuzat për ambasadorët
Publik News

Berisha rikthen akuzat për ambasadorët

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë sot se ka pasur përpjekje për asgjësimin e PD-së, nga diplomatë të korruptuar.

Sipas tij, u përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin.

“Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.

U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.

Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike.

Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.

Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në.

Ja ku jemi, më krenarë se kurrë”, është shprehur Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.