E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Rama me Dorian Duçkën, në Kiev
Lajme

FOTO/Rama me Dorian Duçkën, në Kiev

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar së fundi një foto të kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar nga ish-këshilltari i tij Dorian Duçka, në Kiev.

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev! Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan krahas fotos Berisha.

Berisha nxjerr foton/ Rama me Dorian Duçkën, në Kiev

Berisha më herët në deklaratën për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-këshilltarin e tij, Dorian Duçkën, për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonikal.

McGonical është arrestuar në New York për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.